Përfshihet nga flakët automjeti në Fier, detajet e para


Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fier.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bypassin “Mbrostar-Levan” në sensin e lëvizjes drejt Vlorës.

Zjarri në automjetin tip “Nissan” dyshohet të ketë qenë si pasojë e një defekti në motor, ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar nga ngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.