Përdornin taksinë për të shpërndarë drogën, policia greke sekuestron mbi 10 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarët

Policia Greke gjatë një operacioni ka arrestuar dy shtetas shqiptarë 29 dhe 34 vjeç dhe ka sekuestruar 10 kg 879 gram heroinë, të ndarë në 21 pako.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete, 190 euro, 3000 lekë dhe 4 celularë.

Autoritetet greke kanë konstatuar se 34-vjeçari ka përdorur punën e tij si taksist për trafikun e lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera, janë gjetur dhe konfiskuar:

-Qese me 15 pako najloni që përmbanin heroinë, me një peshë totale bruto prej 7762 gram.

– Pajisje për riformulimin e barnave (pajisje me vakum dhe riformulim elektronik, 2 rrotulla mbështjellëse filmi najloni, 2 trazues elektrik, çekiç, 2 vegla për shoshitje metalike, 2 enë plastike gjithashtu dhe shumë ambalazhe najloni)

-3- automjete

-190- euro

-4 telefona celularë