Përdhunuan 2 motrat, njëra prej tyre e mitur, reagon Balla: Policia e Shtetit të rrisin vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Policia e Shtetit 👮👮‍♀️🚔 Berat📍ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.