Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! (Emrat)

Pendimi i Artan Tafani, i arrestuar si autor i grabitjes së 30 mijë euro në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme.  Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili

39 vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.  Arrestimi i tij u krye disa ditë më parë por u mbajtur sekret deri të mërkurën e 27 shtatorit 2023 kur ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest me burg” si dhe në disa qytete vijoi një operacion për ekzekutimin e 16 urdhërarresteve. Deri tani janë ekzekutuar 5 prej tyre.

1- Zbardhet vrasja e biznesmenit Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021
2- Zbardhet vrasja e Alban Semakut, ‘kinezi’ në Peqin, 17 Tetor 2021
3- Zbardhet vrasja e Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021
4- Zbardhet vrasja e Artur Breshës në Tepelenë, 4 Dhjetor 2019
5 – Zbardhet vrasja e Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021
6 – Zbardhet vrasja e biznesmenit Lulzim Qorrit në Athinë, 13 Dhjetor 2018

 

Lajmi në përditësim..