Pëllumb Gjoka i përfshirë edhe në dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë! Përgjimet e ‘Sky’, biznesmeni i kazinove i implikuar edhe në trafik droge

Pëllumb Gjoka i përfshirë edhe në dosjen e tjetërsimit të pronave në Velipojë! Përgjimet e ‘Sky’, biznesmeni i kazinove i implikuar edhe në trafik droge

Biznesmeni i kazinove, Pëllumb Gjoka

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK e koduar Metamorfoza, operacion që ka çuar në arrestimin e biznesmenit të Velipojës, Pëllumb Gjoka, ish Shefit të Operacionales, Oltion Bistrit, kryeprokuriorit të Kukësit Xhevahir Litës, anëtari i bandës së Bajrave, Astmer Bilali si dhe shoqëruesi i Pëllumb Gjokës, Edmond Preka.

Në dosjen e siguruar nga gazetar Elton Qyno, thuhet se biznesmenit Pëllumb Gjoka, SPAK po kryen hetime dhe për trafik droge nga vendet e Amerikës Latine në disa vende të Europës.

Arrestimi i Gjokës/ Burime: Verifikohen 300 punonjës policie! Në përgjime edhe emra zyrtarësh të lartë, nga drejtues bankash tek bota e medias

Mes të hetuarve janë dhe Ervis Martinaj, Behar Bajri dhe shumë persona të tjerë.

Ndërkaq emri i biznesmenit Gjoka përmendet edhe në një dosje për tjetërsim pronash në Velipojë.

Padia është bërë në SPAK nga dy kushërinj të Pëllumb Gjokës, Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi në janar 2023 nën akuzën Falsifikim dokumentesh, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Nënë e bir pretendojnë se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hotaj dhe se pasuritë e paluajtshme të saj janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me disa persona.

Tashmë ky kallëzim është bashkuar me dosjen e vrasjeve, duke formuar një procedim të vetëm me Nr.41.

Në përditësim….

Përgjimet e ‘Sky’/ Vrasja e Gjin Boriçit, Behar Bajri i dha lajmin për eliminimin e tij Pëllumb Gjokës: Ok vëlla, kjoft me Zotin, ik fli tani

1691092359_pellumbgjokabeharbajri.jpg

Përgjimet e ‘Sky’ të cilat kanë vënë pas hekurave zyrtarë të lartë e eksponent të krimit kanë nxjerrë zbuluar misteret e vrasjeve të bujshme siç ishte ajo e Gjin Boriçit.

Në përgjime, është lajmëruar fillimisht nga ekzekutori që rezulton Denis Brajoviç (në kërkim), Behar Bajri, i cili më vonë i ka dhënë lajmin biznesmenit, Pëllumb Gjokës rreth mesnatës.

Vrasja e Gjin Boriçit rezulton te jetë kryer nga Denis Brajoviq, i cili në një nga bisedat i shkruaj Behar Bajrit:

“…Gjoks e kry, kapedan. Mu blloku, se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.

Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës , rezulton ti ketë folur autorëve.

Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Behari: “…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…

Pëllumbi shprehet: “…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…

Behar Brajoviq (Bajri) ka pasur rolin e organizuesit dhe koordinimit të të gjithëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasin Gjin Boriçi (Ndoj).

Edmond Preka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e transportimit të ekzekutorëve nga vendi ku do të digjej automjeti në një vend të sigurt për të kaluar natën.

Ndërsa biznesmeni strategjik, Pellumb Gjoka, ka pasur dijeni të plotë që do të realizohej vrasja e organizuar nga Behar Brajoviq dhe ka ndihmuar këtë të fundit duke u interesuar për fshehjen e automjetit që do të përdorej nga ekzekutorët për realizimin e vrasjes.

Pak pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu u gjet e djegur një makinë që dyshohej se i përkiste autorëve. Makina e djegur  tip “Benz” me targa AA 346 LC të cilat figuronin që ishin denoncuar të vjedhura që më 20 qershor të atij viti në Ishëm

Tre vjet më pas, 27 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK zbulon se ka informuar autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë.

Kanë qenë mesazhet e dekoduara në “Sky” dhe “Encro chat” që kanë zbuluar autorët dhe se Ervis Martinaj donte të vrarë  Ndojin.

Nuk dihet shkaku pse Martinaj e donte të vrarë Ndojin. Ishte Gjoka më pas, që pajtoi Behar Bajrin në Shkodër për të kryer ekzekutimin. Bajri edhe pse kërkoi vrasës jashtë, u detyrua ta kryente vetë porosinë bashkë me ndihmësin e tij Denis Brajovic.  Atëkohë u fol se Ndoji dhe Bajri ishin shokë dhe të dyshuarit i shkuan viktimës në varrim, pinë kafen e ngushëllimit në familjen e tij.

Nga bisedat e përgjuara duket që Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Bajri eliminoi Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleant Musabelliun, vrasje të cilën e kërkonte Pëllumb Gjoka pasi Kleanti kishte tentuar ta vriste në 2017. Vrasja e Kleant Musabelliut nuk u realizua.

*Dosja ‘Metamorfoza’ u sigurua nga gazetari Elton Qyno.