Pas sherrit kanosi me armë gjahu 57-vjeçarin, arrestohet autori në Vlorë

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë. Bëhet me dije se 47-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu 57-vjeçarin.

Si rezultat i ndërhyrjes së policisë u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.