Parandalohet vrasja! Po shkonte për të vrarë, kapet në kohë durrsaku me rrezikshmëri të lartë (Emri)

Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë në Durrës.

Ai është Aldi Muatafa 37-vjeç, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje. Ai ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person.