Paralajmërim për përmbytje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë gjatë 24 orëve në vijim, reagon Instituti i Gjeoshkencës
Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar se në pesë qarqet kryesore të vendit, do të ketë reshje shiu që mund të sjellin përmbytje të lokalizuara prandaj duhet të marrin masa.
Në bazë të informacionit të Instituti të Gjeoshkencës, gjate 24-oreve që vijnë do te ketë reshje shiu ne te gjithë vendin. Ne qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlore mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve.
Për sa me sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasoje e reshjeve te shiut.