Para dhe kokainë në makinë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Britani (EMRI)

Autoritetet Britanike kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar me emrin Erion Hoxha. I riu  kishte hyrë në rrugë ilegale në Britani dhe ishte përfshirë në trafikun e drogës.

Në momentin kur është ndaluar, ai ka kundërshtuar dhe ka sulmuar oficerët, duke i shkaktuar njërit prej tyre prerje në dorë.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet nga autoritetet sërish lëndë narkotike, kokainë.

Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishte dorëzuar kokaina me një vlerë totale prej 1530 £.

25-vjeçari shqiptar ishte dënuar me 28 muaj burg për trafik droge në Ipsëich.