Pamjet që “fundosën” vrasësit e Nikulajt


Siç shihet në këto pamje, vrasësi portugez Ruben Saraiva dhe vajza në foto shfaqen duke hyrë në hotel ‘Coral’, në pronësi të viktimës Ardian Nikulajt, nën shoqërinë e shtetases angleze, Harriet Bridgeman.

Duke u prezantuar si turistë, lokalin e viktimës e frekuentonin shpeshherë edhe britanikët e tjerë, të cilëve u ishte ngarkuar detyra për të vëzhguar lëvizjet e biznesmenit 51-vjeçar.

Ndërsa këto janë pamjet kur britaniku Harry Simson, hyn në restorant Coral. Fillimisht ai komunikon me një nga personat e punësuar dhe më pas ulet në një prej tavolinave. Siç e shihet ai ka telefonin me të cilin komunikon dhe që sipas grupit hetimor raporton për lëvizjet në brendësi të lokal.

Çdo informacion i përftuar nga 4 vëzhguesit britanikë, hetuesit dyshojnë se i përcillej vrasësit portugez, Ruben Saraiva. Ky i fundit ndonëse është kujdesur për të mos u ekspozuar në kamerat e sigurisë i pamaskuar, policia dhe prokuroria ka përftuar pamje të tij vizive para vrasjes.

Pamjet e përftuara, makinat e sekuestruara, motori dhe veshjet e përdorura nga autori sipas policisë dhe prokurorisë kanë provuar dhe dokumentuar se të gjithë mekanizmin e vrasjes së biznesmenit 51 vjeçar, në lokalin e tij në Shëngjin mesditën e 19 Prillit.