Organizonte lojëra fati, arrestohet 45-vjeçari në Kurbin
Finalizohet operacioni “Basti i fundit”. Policia e Kurbinit bën me dije se gjatë kontrolleve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, janë sekuestruar 8 kompjuterë. Në kërkim është shpallur poseduesi i këtyre kompjuterëve dhe njëkohësisht pronari i lokalit, Arta Sula.
NJOFTIMI
Kurbin/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në katin e parë të një pallati, gjenden dhe sekuestrohen 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati. Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i këtyre kompjuterave, njëkohësisht pronar i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, të mbështetura nga inteligjenca policore, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin. Nga kontrollet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.