Opozita vijon protestën me tymuese jashtë ambienteve të Kryesisë

Ashtu siç është bërë rutinë hedhja e tymueseve në seancat e fundit plenare, sot tymueset janë hedhur edhe jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme të Kryesisë, po mbahet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.