Operacioni “Shpirti”, 150 vite burg për trafikantët e drogës
150 vite burg dha Gjykata e Posaçme për 15 persona të arrestuar në vitin 2021 në kuadër të operacionit “Shpirti”, të akuzuar për trafik narkotikësh drejt Italisë dhe grup kriminal.
Dënimin më të lartë e mori shtetasi Aleks Mamaj me 15 vite burg, teksa me 3 vite burg u dënua edhe ish- efektivi i Policisë, Festim Lelaj.
Dënimet e tjera të dhëna nga Gjykata variuan nga 8 në 12 vite. Të gjithë të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Dënimi i Gjykatës së Posaçme
Aleks Memaj – 15 vite, me gjykim të shkurtuar 10 vite
Saimir Kurti – 13 vite, me gjykim të shkuartuar 8 vite e 8 muaj
Erind Hysomemaj -12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Toni Kushi – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Mariglen Çaçi – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Aleksandër Neço – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Çezar Xhomemo – 3 vite, me gjykim të shkurtuar 2 vite
Shkëlzen Kamberi – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Malton Lleshi – 12 vite, me gjykim të shkurtuar 8 vite
Luan Zylyftari – I pafajshëm
Artan Zylyftari – 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj
Geri Zylyftari – 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj
Erind Zylyftari – 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj
Ilir Gaba – 8 vite, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj
Festim Lelaj – 3 vite, me gjykim të shkurtuar 2 vite