Operacioni “Rastësia”, si ra në prangat e policisë greke Laert Haxhiut

Laert Haxhiu bëri tentativën e fundit për t’i shpëtuar prangosjes në Greqi, por nuk ia doli dot… Mediat greke kanë bërë me dije detaje lidhur me arrestimin e tij, duke zbuluar se kapja e tij ka qenë krej rastësore dhe jo pjesë e një operacioni të mirëmenduar.

E gjitha ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë në zonën e Eleuzës së Janinës, teksa qarkullonte me mjetin e tij luksoz tip “BMW X5”. Ai, megjithatë, nuk iu bind por përkundrazi shkeli gazin.

Gjatë ndjekjes, mjeti ka përplasur tre automjete, por është ndalur vetëm kur është përplasur me një bordurë dhe i ka shpërthyer goma. Në atë moment i janë hapur edhe airbag-ët, të cilët e kanë bërë të vështirë arratisjen e tij, ndaj dhe ka përfunduar në pranga. Por nuk ishte vetëm në mjet, bashkë me të ishte dhe një grej e një shqiptar.

Drejtuesi i mjetit që vonte nga Athina lëvizte me mjet, shqiptarin e rrezikshëm, kurse tjetri edhe pse i paidentifikuar me emër, njihet pasi në vitin 2021, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë që u qëlluan drejt pronarit të një pikë karburanti në Tebë dy vjet më parë. Deri më tani, këto janë detajet e para që kanë dalë nga kapja e të shumëkërkuarit, që duket se e ka arrestuar vetëm rastësia dhe jo Policia.

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar Marjus Dhiamanti mbrëmjen e së martës në Greqi. Kushëriri i tij, Juxhin Bajrami që u plagos punonte në karburantin që ishte në pronësi të gruas greke me të cilën ishte lidhur 37-vjeçari nga Delvina që mbeti i vdekur.

“Protothema” shkruan se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të atentatorëve, të cilëve dyshohej se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh. Autorët ishin profesionistë. Gazeta shkruan se “pas vrasjes duket se fshihet mafia shqiptare, e cila donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba dhe gjithçka që ka të bëjë me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos”.

“Nga autoritetet shqiptare erdhi një informacion se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh” shkruan media greke.

Autorët kanë qenë profesionistë, pasi ata kanë lëvizur të qetë pa lënë hapësirë ​​reagimi, ndërsa fakti që pas përfundimit të operacionit kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë për të mos lënë asnjë provë.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për lidhjet që ka pasur me qarqet e kokainës dhe Mykonos. Në të kaluarën dhe konkretisht në vitin 2010, 37-vjeçari ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli. Mirëpo ai kishte arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma ishte përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

Ngjarja ka ndodhur në nëntor 2021.