Operacioni me urdhër të SPAK/ Përveç arrestimeve “vip”, sekuestrohen disa armë zjarri

Në operacionin ku u arrestua ish-shefi i operacionales Oltion Bistri dhe prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, SPAK ka lëshuar 14 urdhër arreste. Gjashtë prej tyre janë ekzekutuar tashmë, 3 janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjendur, ndërsa për 5 persona të tjerë masat nuk janë ekzekutuar pasi rezultojnë jashtë Shqipërisë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal. Mes personave të përfshirë është dhe Asmer Bilali, një emër shumë i njohur dhe i skeduar për veprimtari kriminale në qytetin e Shkodrës. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, përfshi  Tiranën, Shkodrën dhe Kukësin