Operacioni i SPAK/ Dy të arrestuar të tjerë, njëri personazh i njohur i botës së krimit në Kukës (EMRAT)

Pas zbërthimit të SKY ECC, një operacion i SPAK, ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve.

Replika.al ka zbardhur emrat e dy të arrestuarve të tjerë, Besmir Mustatin dhe Bujar Germizin. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

Germizi akuzohet për krijim kushtesh për te kryer vrasje.