Operacion në bashkëpunim me SPAK, Guardia di Finanza jep detaje: 119 masa sigurie, çfarë sekuestruam
Guardia di Finanza ka dhënë disa detaje në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritet shqiptare dhe Eurojust.
Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë.
Kujtojmë që SPAK bëri me dije se drejtuesit e grupit kriminal ishin 3 shqiptarë, ndërsa masat e dhëna për persona me origjinë shqiptare ishin në total 21.
Di Finanza raporton se është bërë i mundur sekuestrimi i 120 kilogram kokainë e importuar nga Holanda dhe 15 kilogram heroinë e pastër, e bërë gati për shpërndarje.
Jo vetëm kaq, janë sekuestruar po ashtu edhe mbi 129 kilogram marijuanë dhe 92 kilogram hashash, të cilat kultivoheshin në sera.
- Kështu sekuestrimi i aseteve dhe burimeve financiare ka arritur shumën e 5,068,340,00 euro.