Operacion antidrogë në Tiranë/ Sekuestrohen 10 mijë kokrra drogë sintetike

Sektori kundër Narkotikëve në DVP Tiranë ka finalizua një operacion.

Si rezultat janë sekuestruar 10 mijë kokrra lëndë narkotike ekstazi. Ndërsa janë arrestuar 5 persona.

Grupi operonte në zonën e Myslym Shyrit, Ish Bllokut dhe nëpër disa lokale në Tiranë.

Ndërkohë nga hetimet  kryera zbardhen emrat e personave që në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike.

Nga operacioni policor i koduar “PUNISHER IT” janë arrestuar shtetasit: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdiaj.