Në Shkodër, policia ka nisur një procedim penal për një shtetase 39-vjeçare.
Dyshohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ