Nuredin Dumani zbardh vrasjen e Dorian Shkozës: Ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia dhe …

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar në sallën e gjyqit detaje për vrasjen e Dorian Shkozës.

Asokohe, Dumani i cili njihej në SKY me pseudonimin “Covid19”, bashkëpunoi me  Klevis Alla dhe Asllan Plakun, teksa plani ishte ndërtuar dhe me Henrik Hoxhajn.

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?
Dumani: Jam takuar më 30 dhjetor 2019, por më ka caktuar Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.
Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr. 6. Më thërret disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qefi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre djemve. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai ynë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Av: Ku e takove Henrikun?
Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hoteli “Diplomat”. Kemi bërë muhabet me Festimin dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Av: Sa qëndruat aty?
Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blejmë një telefon të enkriptuar. Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Av: Ti çfarë pseudonimi mbaje në sky për kohën?
Dumani: Covid19.

Av: I the Henrikut që do vrisnit?
Dumani: Jo, i thashë vetëm që për këtë do merrje 35 mijë euro.

Av: Kush u përfshi tjetër në këtë vrasje?
Dumani: Klevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi është informator. Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Av: Çfarë bëri atë ditë?
Dumani: Klevisi do sillte makinën dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Av: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?
Dumani: Nuk më kujtohet.

Av: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?
Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Av: Po konflikt fizik?
Dumani: Asnjëherë.

Av: Kur vendose ta vrisje?
Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Av: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinin?
Dumani: Asnjëherë.