Nuk gjendet dëshmitari, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin, ja kur mbahet e radhës
Është shtyrë seanca në GJKKO e mbajtur ditën e sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash.
Është shtyrë seanca në GJKKO e mbajtur ditën e sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash. Mësohet se shkak është bërë mosgjetja e dëshmitarit Avdyl Rama të kërkuar nga prokuroria dhe mbrotjja. Rama sipas prokurorisë ndodhet jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda Shqipërisë.
Seanca e rradhës është caktuar në datën 5 dhjetor, ora 15:00.Në seancën e sotme ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri.