Njohje me biznesmenin e arrestuar? Ish-ministri Shkëlqim Cani ironizon: Të më jepte edhe mua ca para…!
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani në përfundim të dëshmisë në SPAK për koncesionin e sterilizimit u pyet nga gazetarët nëse ka pasur apo jo njohje me biznesmenin e arrestuar, Ilir Rrapaj. Me nota ironie, Cani u shpreh se “për cfarë duhet ta njihte, apo për të më dhënë edhe mua ca para”.
“Unë kam qenë i hapur për cdo gjë. Punët e mia janë të ndërtuara mbi bazën e shkresave dhe jo të fjalëve”, tha Cani.
I pyetur nëse ka pasur shkelje, ai u shpreh: “Duhet të pyesni ata, jo mua. Unë kam dhënë përgjigje për ta që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit”.
Shkëlqim Cani mohoi lidhjet apo njohjet me biznesmenin e arrestuar, Ilir Rrapaj.
“Ç’ne të më njihte mua, të më jepte edhe ca parë mua, apo si e mendoni ju? C’donte ai me mua. Ministri i Financave nuk ka asnjë lidhje me këtë, pse duhet ta njoh?”
“Unë nuk jam ministër që ka kryer pagesat, sepse kur ka filluar koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë nuk e di si ma bëni lidhjen.