Një prej anëtarëve zbuloi krimet/ Banda e Laert Haxhiut para gjykatës, lihen në burg 11 të arrestuar

ELBASAN

Lihen në burg të arrestuarit si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Grupi ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për seancën e vlerësimit të masës së arrestit, që drejtohej nga gjyqtarja Megi Strakosha.

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke konfirmuar masën “arrest me burg” për të arrestuarit.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

 

 

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi