Një golf i zi ndoqi vëllain e Ardjan Nikulajt/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit

Vrasja e biznesmenit Nikulaj është një ngjarje e paralajmëruar.

Burimet thanë për Replika se ditë para ngjarjes, familja Nikulaj është ndjekur. Dy javë para ekzekutimit, një automjet tip Hummer është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit.

Dy djem të rinj, të panjohur kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si Lapidari dhe më pas janë larguar për të mos u kthyer më.

Ndërkohë 3 ditë para vrasjes së Ardian Nikulajt, një automjet tip Golf është konstatuar nga vëllai i viktimës, në ndjekje të tij dhe shokut të ngushtë.