Një 33-vjeçar shqiptar vritet me thikë nga një bashkë-atdhetar në Brescia të Italisë

Alfonso Kola nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra nga goditja me thikë e  52-vjecarit Petrit Gega.Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një lokali në komunën Calcinato në Brescia të Italisë. Sipas dëshmitarëve du shqiptarër kanë nisur të debatojnë me  tona të larta. Me pas situata eshte agravuar dhe Gega  ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar disa herë të Alfons Kolen.

Kanë qënë kalimtarë të rastësishëm që kanë gjetur të 33 vjeçarin shqiptar  të gjakosur në mes të rrugës. Ata kanë njoftuar menjherë policinë dhe ambulancën .

I riu u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.Ndërkohë , Gega  i cili u largua menjherë nga vendngjarja është vënë në pranga nga policia italiane rreth nje orë pas krimit.

Motivet e sherrit mes dy shqiptareve mbeten ende të paqarta por disa media italiane shkruajnë se policia po heton aktualisht në dy pista ajo e parave ose një zënkë e mundshme për shkak të një vajze.