Ngjarja e rëndë në Maliq, Ministri i Brendshëm niset drejt Korçës, pritet takim me strukturat e policisë

Pas vrasjes se ndodhur ne Maliq një ditë më parë, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.

Kujtojmë se 55-vjeçari, Gjergji Mullolli vrau dhe hodhi në gropën e ujërave të zeza bashkëshorten e tij 46-vjeçare, Luiza Mullolli, të cilët ishin në proces divorci.

Paraditen e sotme, 55-vjeçari u vetëvra në afërsi të fshatit Zemblak.