‘Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh’/ Flasin fqinjët e 41-vjeçarit që u vra në Fier: Ka qenë i mrekullueshëm

Një prej fqinjëve të 41-vjeçarit të ndjerë, Elton Javori, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme, thotë se ai nuk ishte person problematik.

“E njoh pasi rritur me ta. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Ky ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Djalë i shoqëruar”.