Nga 2018-a deri më sot/ Ja sa ka ndryshuar i forti i Shkodrës, Safet Bajri

I konsideruar si i forti i Shkodrës, Ilir alias Safet Bajri ka lënë qelinë vetëm pak kohë më parë.

Ai vuajti dënimin e dhënë nga Belgjika për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Fillimisht në burgun e Fierit dhe vetëm prej pak kohësh ai ishte transferuar në Kosovë të Lushnjes.

Ishte ish konkurenti i “Përputhen”, Atdheu, ai që ndau disa foto të Safet Bajrit, duke nxjerrë në pah edhe miqësinë me të.

Pesë vitet e burgut duket se kanë ndikuar shumë në pamjen e tij.
Nëse krahasojmë fotografinë e fundit që qarkullonte në media, krahasuar me ato që pamë në profilin e Atdheut, ndryshimet janë të mëdha.