Biznesmeni i ndërtimit Nefir Petritaj është bashkëpronar bashkë me të bijën, Fabiola Petritaj, i kompanisë së ndërtimit, Shtator 90, themeluar në vitin 2005.
Me anë të kësaj kompanie, Petritaj nga Skrapari ka përfituar 4 tendera publikë. Nefir Petritaj është gjithashtu bashkëpronar në kompaninë e ndërtimit të komplekseve, L.T.O. – 3, themeluar në vitin 2002.
I biri i Nefir Petritajt, Renido Petritaj, themeloi me 100 lekë në shtator 2005 kompaninë 2 F Construcion LTD, të cilën herë e pezullonte dhe herë e aktivizonte deri në vitin 2016. Në vitin 2017 i ndryshon emrin nga 2 F Construcion LTD në Rafin Company.
Nga viti 2017 dhe deri më tani, Renido Petritaj ka arritur të fitojë rreth 70 tendera publikë me një vlerë rreth 30 miliardë lekë ose 30 milionë euro, e vetme dhe në bashkëpunim, një shifër e jashtëzakonshme për një kompani që e ka nisur nga zero në 2017, me kapital 100 lekë.
Gjysmën e vlerës së tenderave i ka marrë nga Bashkia e Tiranës, nën dyshime të forta të një lidhje klienteliste, e cila do të jetë objekt i një artikulli tjetër.
Në shkurt të vitit 2022, Fabiola Petritaj themelon kompaninë General Trading, me objekt import, eksport dhe shitje të materialeve industriale, bujqësore, ndërtimi etj.
Në 8 dhjetor 2022, kompania kalon në emerin e vëllait, Renido Petritaj, i cili ka nisur të marrë tendera. Pas kalimit të kompanisë në emrin e tij, Renido Petritaj ka marrë 4 tendera me kompaninë e re dhe pa përvojë, dy nga të cilët nga Bashkia e Tiranës.
Vijon…