Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
Mes 21 personave të përfshirë në hetimin e SPAK, ishte edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, ndaj të cilës më herët është lënë në masë sigurie edhe për një çështje tjetër, në lidhje po me krimin e organizuar.
Nga përgjimet e përftuara nga SPAK, gjyqtarja Fetahu është përfshirë në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj moderatorit, Saimir Kodra.
Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish.
“Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht”, thuhet në bisedat në aplikacionin SkyEcc.
Sipas dosjes, ish gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu ka porositur bandat e Elbasanit për të goditur dhe eliminuar fizikisht gazetarin Saimir Kodra, i cili ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive.