‘Në luftë të hapur me trafikantët’/ Antidroga e Tiranës thyen rekord. Sekuestron dhjetëra kilogramë kokainë e heroinë, mijëra kokrra ekstazi…

Teksa temperaturat herë shonin nën zero gradë, e herë të tjera i kalonin të tridhjetë e pesë gradët, kushtet atmosferike nuk i kushtëzuan aspak agjentët e Sektorit Antidrogë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Më shumë se dhjetë operacione, në vetëm 8  muaj. Kokainë, heroinë, kanabis e drogëra sintetike të sekuestruara. Të gjitha në sasi rekord.

kokaine-droge

Një tregues i qartë i një lufte të vazhdueshme kundër një fenomeni shkatërrues të shoqërisë, e fort të lakmuar të botës së krimit.  Gjatë muajit mars e prill do të finalizoheshin edhe disa operacione që lanë gjurmë në historinë e policisë. Operacioni ‘Kutia e Pandorës’, me sekuestrimin e 1100 dozave heroinë të bëra gati për shitje.

 

Dhe operacioni ‘Harta’ që dërgoi në  shkatërrimin e një grupi prej 24 personash. Ky grup operonte në disa zona të kryeqytetit, e specifikisht edhe nëpër shkolla.

operacioni-harta

Në vijim të kësaj pune u finalizuan edhe operacione për kapjen e kanabisit, siç ishte opreacioni ‘Shtëpia Jeshile’, i cili përfundoi me sekuestrimin e 61 kilogramëve kanabis.

U seksustrua edhe sasi e konsiderueshme kokaine në operacionet ‘Kodra e Diellit’, ‘Kodra e Diellit 2’, dhe ‘Monclear’. Ndërsa si asnjëherë më parë, lufta e antidrogës u fokusua në goditjen e grupeve apo personave të cilët shpëndanin drogëra sintetike.  Gjatë operacioneve ‘Punisher’ dhe ‘Punisher 2, u sekuestruan afro 13 mijë kokrra ekstazi.

Buja e këtij opreacioni do të shkonte deri në Kosovë e Serbi, pasi një nga anëtaret kryesorë të këtij grupi, ishte ish anëtar i lëizjes ‘Vetvendosja’ në Kosovë. Madje, droga vinte pikërisht nga Kosova, përmes linjës së transportit Prishtinë Durrës, dhe më pas, përmes makinave me qera, sillej në Tiranës. Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar mbi 70 persona, për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e deri në ‘Trafikim i narkotikëve’.

 

Përtej faktit  që shperndarja dhe trafikimi i çfarëdolloj droge është një  luftëë që duket sikur nuk ka të mbaruar kurrë, premisat për të minimizuar këtë fenomen, shndërruar në një gangrenë sociale, janë më afër se asnjehere.

 

Të dhëna statistikore

Nga muaji janar deri në gusht 2023 u finalizuan operacionet:

 

Shtëpia Jeshile

Kodra e Diellit

Kodra e Diellit 2

Punisher

Harta

Monclear

Kutia e Pandorës

 

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në janar-gusht 2023

 

9 kilogram kokainë

45 kilogram heroinë

13 mijë tableta të ndryshme drogërash sintetike

 

Shkroi: Aida Topalli