Në kërkim për “Metamorfozën”/ Arrestohet në Francë Behar Bajri

Është arrestuar në Francë, Behar Bajri. Bëhet me dije se Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Bajri, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Lexo edhe:

Aksioni i SPAK/ Nga Pëllumb Gjoka, te ish-shefi i Operacionales, e anëtari i grupit ‘Bajri’, ja kush janë të arrestuarit

E vranë dhe i shkuan në varrim/ Përgjimet që fundosën biznesmenin Gjoka dhe Bajrajt

Metamorfoza/ “Mua më rruajne k… SHKB dhe kush e ka bërë SHKB…” Kur Oltian Bistri dekonspironte eprorët dhe kolegët…