“Kam qënë në diskotekë dhe restorant peshku”, Apeli i GJKKO nuk bën hapa pas, lë në burg Safet Bajrin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Safet Abajrit për lirimin nga qelia.

Bajri, i arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, ka deklaruar në apelin e GJKKO:

“Nuk kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje, unë në diskoteke dhe restorant peshku kam qenë atë ditë, me ik në shtëpi nga ato rrugë do kaloj, ku kam kaluar gjithmonë.” mësohet të jetë shprehur Bajri.

Apeli i GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Për përkrahje të autorit të krimit është arrestuar edhe Eria Ago, e cila gjithashtu ka ankimuar masën në apelin e GJKKO.