Në akuzë për blerje votash në Himarë, Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në gjykatë në cilësinë e të pandehurit
U zhvillua sot seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili është në akuzë për blerje votash në zgjedhje lokale të 14 majit! Ambasadorja greke ndjek nga afër çështjen në GJKKO.
Burime bëjnë me dije se Fredi Beleri ka refuzuar të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit.
‘Do të dëshmoja po të kisha besim po në dosje ka dokumente të falsifikuara’- u shpreh Beleri.
Në seancë u lexuan dy dëshmi të Abdyl Ramës dhe vëllait të dëshmitarit, Arsen Rama. Dëshmia e parë ishte dhënë në prokurorinë e Vlorës dhe tjetra në SPAK. Dëshmitë u lexuan, pasi rezulton se me 22 korrik ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk ishte futur më.
Ndërkohë ambasadorja greke Konstantina Kamitsi po ndjek nga afër çështjen. Seanca e kaluar u shty për shkak të mosgjetjes së dëshmitarit Avdyl Rama të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja.
Lajmi në përditësim…