Ndërroi jetë nga mbidoza, 31 vjeçarja u gjet nga banorët e zonës

Një 31 vjeçare u gjet e pajetë ditën e sotme në afërsi të shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. E reja u gjet në një pallat të pabanuar pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Tiranës, dyshohet se 31 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.

31 vjeçarja nuk ka qenë banore e zonës në të cilën është gjetur e vdekur. Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë pasi kanë konstatuar prezencën e saj. Nga verifikimet, rezulton se e reja është zbuluar se edhe më herët njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.

 

Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.