Ndërrimi i viteve, policia nuk do tolerojë alkoolin në timon 

Policia Rrugore e Tiranës nuk do të ketë asnjë tolerancë për personat që do të përdorin alkool në timon gjatë ndërrimit të viteve. 

Në monitorim do të jenë shoferët që kanë sjellje agresive në rrugë, për mbarëvajtjen e ndërrimit të viteve dhe shmangien e aksidenteve. 

Policia Rrugore do të ketë në terren 50 efektivë të vendosur në akse të ndryshme dhe e përqendruar kryesisht në qendër të Tiranës, aty ku edhe janë organizuar aktivitete dhe do të shihet spektakli i fishekzjarrëve në mesnatë.