Ndërrimi i viteve, Policia e Tiranës paralajmëron plan masash për mbarëvajtjen: Mos …

Me rastin e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës ka përpiluar një sër masash për mbarëvajtjen e saj.

Reagimi i plotë:

Me rastin e festës së ndërrimit të viteve, Policia e Tiranës me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarve, parandalimin e ngjarjeve kriminale, ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarvajtjen e aktiviteteve për fundvitin. Policia e Tiranës në sheshe dhe në vende ku do të kryhen aktivitete festive ka planizuar shërbime shtes duke krijuar një mjedis festiv për qytetarët.

 

Nisur nga evidentimi i një fluksi të lart të drejtuesve të mjetit në gjëndje të dehur ku vetëm përgjatë këtij muaji janë arrestuar 42 shtetas si dhe tërhequr 300 leje drejtimi. Me qëllim shmangien e aksidenteve, apelojmë të gjithë drejtuesëve të mos drejtojnë mjetin nën ndikim e alkoolit por të përdorim mjetet e transportit publik.

 

Kontrolle të shtuara janë bërë edhe subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike kur përgjatë kësaj periudhe janë proceduar 6 pronarë subjektesh si dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike. Duke u nisur në këto rrethana, apelojmë të gjithë qytetarët të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike, pasi përdorimi i tyre do të organizohet nga institucione përkatëse.

 

Policia e Tiranës uron të gjithë qytetarët gëzuar festën e ndërrimit të viteve duke siguruar ata se do të ketë prezencë të shtuar të policisë për një mjedis sa më të sigurt dhe festiv.