REAGIMI:
Shqetësimi i SHBA në lidhje me ndërhyrjet e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit meriton një vëmendje të veçantë nga Grupi Parlamentar i PD.
Ky skandal i denoncuar ditë më parë nga kolegët deputetë, që cënon të dhënave vetjake/sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj,
kërkon një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm dhe duhet të jetë një nga prioritet e punës së Grupit Parlamentar në sesionin e ri.
Duke falenderuar të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. H. Martin McDowell për vëmendjen ndaj kësaj çështje, dua të siguroj çdo qytetar shqiptar e të huaj,
se Grupi Parlamentar i PD mbështet hetimin e plotë të këtij skandali dhe do të ndërmarrë çdo iniciativë parlamentare për zbardhjen e plotë të tij.