Ndalohet Aurel Mehja, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini
Drejtori i Kabinetit në Këshillin e Qarkut Elbasan, njëkohësisht edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdinit, Aurel Mehja është ndaluar nga policia.
Mësohet se Mehja është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit me akuzën “Kanosje për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin kryesor të qytetit, ku zhvillohej Kupa “Dita e Verës” në “Çiklizëm”.
Mehja ka goditur makinën e tij me një punonjës policie, por e ka kanosur këtë të fundit për shkak të detyrës. Aktualisht, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Aurel Mehja është sipërmarrës në Elbasan dhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.