“Na qëlluan me breshëri automatiku, nuk arritëm të dallonim kush qëlloi”/ Zbardhet dëshmia e shokut të 38 vjeçarit që u vra në Sukth

Ishim në lokal me disa miq tonë të zones. Teksa po ketheheshim në shtëpi, te shinat e trenit na qëlluan me breshëri automatiku.

Fatjoni mori disa plagë, kurse unë për fat të mirë nuk u lëndova. Lajmërova njerëzit tanë dhe e cuam në spital. Po fatkeqesisht nuk arriti që fatjoni tu mbijetonte plagëve, pasi kishte humbur shumë gjak. Nuk arritëm të dallonim kush qëlloi pasi na kapën ne befasi. Vetëm kur u gjendëm në breshëri automatiku.

Unë nuk kam konflikte dhe në dijeninë time as Fatjoni nuk kishte.