“Na kanë ardhur në shtëpi dhe …”/Ish gardisti Martin Nikolla tregon versionin e tij të sherrit
Ish-gardisti, Martin Nikolla, i cili së bashku me vëllezërit e tij u përfshi në një konflikt të dhunshme me anëtarët e familjes Kaçi ka dëshmuar në polici pas sherrit ditën e djeshme në Hamallaj.
Nikolla ka pranuar konfliktin, madje është shprehur se ka qëlluar me armë në ajër, por sipas tij qëllimi ka qenë për të ndalur sherrin e nisur.
Ai pretendon se babai i djemve Kaçi, i ka ofenduar i pari dhe më pas gjerat janë përkeqësuar.
“Konflikti nga nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim , nuk duam t’ju shikojmë në rrugë. Kemi tentuar të ulim gjakrat, por ata kanë qenë shumë të dhunshëm dhe na kanë qëlluar me grushte. Kur pashë që u agravuar situata kam qëlluar me armë në ajër që të shmang një përplasje më të rëndë. Është pala tjetër ajo që na ka provuar në çdo rast dhe nuk na lejonin në rrugë. Duke qëlluar në ajër kam shmangur një përplasje më të rëndë midis familje”, ka treguar Nikolla.
Pas ngjarjes së rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra.
Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kjo e fundit dënoi ngjarjen nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Nikolla u shpreh se institucionet duhet të dënojnë këdo që ka gisht në këtë rast flagrant pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer më herët.
Kryeparlamentarja shkroi gjithashtu se institucionet do t’i ofrojnë familjes Kaçi mbrojtjen që parashikon ligji.