Moti i keq, tjetër aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë në dalje të Kavajës, ku një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin.

Si pasojë i ka përplasur nga pas një mjet tjetër tip “Toyota”, i cili nga reshjet e dendura të shiut ka frenuar. Si pasojë është plagosur shoferi i “Benz”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.