Moti i keq shkak aksidentesh, përplasen dy makina në Fier-Levan

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan. Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim. Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut.

Policia ne vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.