Moti i keq, përmbytet rruga nacionale Lezhë-Milot! Vështirësohet lëvizja e automjeteve!
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali ka sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.
Kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë. Ndërkohë kompania mirëmbajtëse të këtij aksi rrugor ka nisur pastrimin për të lehtësuar qarkullimin.
Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni Lezhës është përfshire nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.
Lajmi në përditësim…