Mori peng dhe dhunoi 28-vjeçaren në Tiranë/ Publikohet fotoja e Gleard Gusholli

Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori peng e dhunoi barbarisht bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh. Vajza, deklaroi se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që kishte rënë pre e dhunës.

28-vjeçarja u mbajt peng një javë dhe u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli. E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku iu është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.