Ajo është Alda Klosi, që pretendon se ka vetëm një vlerë në total prej 120 mijë euro, cash dhe stoli me vlerë.
TIRANE– Nuk ka më mistere, përveç një të panjohure në historinë më interesante të muajit që është vjedhja spektakolare e të paktën një sasie cash prej 540 mijë euro dhe mbi 100 mijë euro stoli me vlerë nga pastruesja Rozeta dhe djali i saj, Havieri. Por sot dihet vetëm një nga pronarët e parave të vjedhura. Ajo është Alda Klosi, që pretendon se ka vetëm një vlerë në total prej 120 mijë euro, cash dhe stoli me vlerë.
Por një ditë pas operacionit të të shtunës, Rozetës iu gjetën 400 mijë euro te tubi i aspirimit në banesën e saj, por pronari i tyre nuk dihet. Zyrtarja mohon përkatësinë e tyre, ndërsa denoncuesit që deklarojnë se Rozeta i ka marrë para kur ka shkuar për të pastruar janë shtuar. Numri i tyre ka shkuar në 8 ndërsa identiteti i tyre nuk dihet. Të kujt janë paratë? A do t’ju dalë pronari?
Vjedhja spektakolare u zbulua dy ditë më parë ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.