VIDEO/ Mes skamjes dhe mjerimit, Replikë siguron pamjet nga banesa e Fran Mjacajt, babait të Sokol Mjacajt

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri të dënuarin Agron Lleshin. Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, Policia e Shtetit ka ushtruar një kontroll në banesën e Fran Mjacajt, babai I Solkol Mjacajt. Replikë ka sigurua me video pamjet nga shtëpia e tij në të cilën duken kushtet e mjerueshme me të cilën jetonte familja e Sokol Mjacajt. Kushte të tilla që vëretojnë se familjarët e tij nuk kishin ekonomi dhe për ti dërguar ushqime në burg të dënuarit Sokol Mjacajt gjithashtu shtojnë dyshimet organit akuzues Sokol Mjacajt që ky I fundit mund të ketë pranuar për të bërë vrasje me pagesë.