Merrnin rryshfet në krye të detyrës/ AMP kap “mat” dy efektivët e Shqiponjave

Agjencia e Mikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonin për favore. ( për tmos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.