Merr flakë në ecje makina, del pa lëndime shofer, detajet e para


Një mjet ka marrë flakë në ecje këtë pasdite në kryeqytet.

Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.