Merr flakë në ecje autobusi i linjës së ‘Institutit’ në Tiranë

Një urban ka marrë flakë në ecje e sipër pak minuta më parë në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Urbani i linjës së “Institutit” është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

Nis “Big Brother VIP Kosova 3”/ 10 personazhe të njohur startojnë garën… Ja kush janë

Mbrëmjen e kaluar ka startuar shoë më i dashur tashmmë për publikun Kosovar e shqiptar, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *